Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti skocez përlot Parlamentin Europian: “Kolegë, ju përgjërohem…!”

Deputeti skocez përlot Parlamentin Europian: “Kolegë, ju përgjërohem…!”
June 29
10:09 2016

Alyn Smith është një nga përfaqësuesit e Skocisë në Parlamentin Europian. Teksa diskutohet gjerësisht për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ky i fundit u ka treguar kolegëve të tij në një fjalim ku duket tejet i emocionuar se Skocia ka votuar për të qëndruar në familjen europiane, ndaj dhe BE duhet ta respektojë këtë dëshirë dhe vendim të tyre.

“E dua vendin tim të jetë në arenën ndërkombëtare, të jetë bashkëpunues, ekologjik, i drejtë dhe europian. Njerëzit e Skocisë së bashku me ata të Irlandës së Veriut dhe Londrës dhe shumë njerëz në Uells dhe Angli votuan se duan të qëndrojnë në familjen europiane! Unë kërkoj që kjo aspiratë dhe respekt ndaj BE-së të respektohet. Mbani mend kaq: Skocia nuk ju la në baltë! Ju lutem, ju përgjërohem, të dashur kolegë mos e lini Skocinë në baltë!”

Pas këtij fjalimi, deputetët e Parlamentit Europian u ngritën të gjithë në këmbë duke duartrokitur në shenjë suporti. Kujtojmë se Skocia votoi 62% pro qëndrimit të Britanisë në BE.

Komento
Shperndaje