Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputeti Balla nga foltorja e parlamentit: Berisha, kryekrimineli i Gërdecit!

Deputeti Balla nga foltorja e parlamentit: Berisha, kryekrimineli i Gërdecit!
March 17
13:26 2016

Pas fjalës së ish-kryeministrit Berisha, deputeti Balla është revoltuar duke thënë se arsyeja se pse Berisha vazhdon të ketë mundësinë të ofendojë dhe shpifë është sepse nuk po realizohet reforma në drejtësi.

Balla bëri publike edhe disa dokumente, që sipas tij tregojnë përfshirjen e Berishës dhe djalit të tij në ngjarjen e Gërdecit.

Duke e përqendruar diskutimin te Gërdeci, deputeti Balla tha se këto dokumente, që përmbajnë fakte të rëndësishme për sa i përket tragjedisë dhe autorëve të saj, i disponon edhe prokuroria, por kjo e fundit i ka duart e lidhura nga klientelizmi dhe frika, ndaj nuk i ka marrë asnjëherë në pyetje Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzenin.

Shperndaje