Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklarata tronditëse e kandidatit për president: “Do t’i vrisja fëmijët e mi nëse do të konsumonin drogë”

Deklarata tronditëse e kandidatit për president: “Do t’i vrisja fëmijët e mi nëse do të konsumonin drogë”
April 25
12:03 2016

“Do t’i vrisja fëmijët e mi nëse do të konsumonin drogë”,- ka qenë kjo deklarata shokuese e  kandidatit për president të Filipineve, Rodrigo Duterte. Ky pohim  ka ardhur pak ditë pas një shakaje prej tij në lidhje me përdhunimin e një misionari australian, që ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale. Kandidati për president është zotuar se do t’i vrasë fëmijët e tij nëse ata do të merrnin drogë, edhe pse shumë e kanë paralajmëruar se një deklaratë e tillë mund të dëmtojë shanset e tij për të fituar.

71-vjeçari, kryebashkiak i Davao-s, ka premtuar se do të luftojë fort ndaj krimit në vend  dhe në një debat  televiziv gjatë së dielës është zotuar se do të jetë një president strikt nëse do të fitojë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Një sondazh nga “Pulse Asia” e pozicionon Duterte-n në krye të listës. Ndërkohë që ambasadorja Amanda Gorely  e ka kritikuar për shakanë së tij rreth përdhunimit, pasi me këtë akt nuk mund të bësh kurrë shaka, Duerte është përgjigjur ashpër duke u kërkuar ambasadorëve të mbyllin gojën.  Për sa i përket bashkëpunimit  me SHBA-në dhe Australinë,  kandidati ka thumbuar se nëse do të bëhet president, do t’i shkëpusë marrëdhëniet.

Komentet e tij janë cilësuar në dëm të vendit pasi nëpërmjet tyre tërheq vëmendjen e SHBA-së, me të cilën vendi ka një marrëdhënie të shëndoshë në tregti dhe gjithashtu e ka ndihmuar qeverinë të bëjë paqe me rebelët myslimanë.

Ronald Holmes, kreu i institutit “Pulse Asia”, tha se deklaratat e Duterte-s  kanë shpërthyer  vonë, por sigurisht që do të ndikojnë në procesin e votimit.

Në një dalje të mëparshme, kandidati për president ka përdorur në shakatë e tij tendencioze historinë e një misionari të krishterë australian, i cili ishte përdhunuar dhe vrarë nga të burgosurit në vitin 1989 në një burg në Davao.

 

Shperndaje