Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Clinton në sulm: “Trump University ishte një skemë mashtruese, ku Donald Trump pasuronte veten në kurriz të njerëzve”

Clinton në sulm: “Trump University ishte një skemë mashtruese, ku Donald Trump pasuronte veten në kurriz të njerëzve”
June 02
11:50 2016

Hillary Clinton e quan Donald Trumpin mashtrues dhe i vihet pas universitetit të tij.  Ajo është duke përdorur universitetin “Trump” si një armë kundër republikanit.

Sipas CNN, Clinton është shprehur në një event në New Jersey të mërkurën mbrëma se Trump do t’i bëjë popullit amerikan atë çfarë u ka bërë të gjithëve që kanë marrë pjesën në programin e tij të trajnimit.

“Ai po përpiqet ta mashtrojë Amerikën  njësoj si bëri me të gjithë ata njerëz në “Trump University”. Vetë punonjësit e tij kanë dëshmuar se “Trump University”  ishte një skemë mashtruese,  ku Donald Trump pasuronte veten në kurriz të njerëzve që punonin fort”, – është shprehur Clinton.

Mirëpo këto komente nuk janë përmbyllur me kaq pasi sulmi ka vazhduar në Twitter me anë të postimeve duke shkruar se kandidatura e republikanit është e ndërtuar mbi “besueshmërinë” e biznesit të tij dhe shqetësimi i vetëm është se si të pasurojë veten. Nuk ka vonuar shumë dhe Trump nëpërmjet Twitter-it duket se u është kundërpërgjigjur akuzave të kundërshtares: “Hillary Clinton është një mashtrim që e ka vënë vendin dhe publikun në rrezik me email-et e saj të paligjshme dhe qesharake”.

Komento
Shperndaje