Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Christine Amanpour: Me Trump-in, gazetaria në rrezik ekzistence

Christine Amanpour:  Me Trump-in, gazetaria në rrezik ekzistence
November 24
16:12 2016

Gazetarja e mirënjohur amerikane e CNN, Christine Amanpour, ka ngritur shqetësimin e saj për gazetarinë dhe rrezikun që i kanoset asaj përgjatë erës “Trump”.

“As në 1 milion vjet nuk do ta kisha besuar se sot do të apeloja për lirinë e gazetarisë amerikane, këtu në shtëpinë tonë”,- tha Amanpour përgjatë emisionit të saj në CNN.

“I përmenda fjalët e presidentit Trump për të përshkruar rrezikun që na kanoset. Në fakt, pas rezultatit ku Trump doli fitues, mendova se ai do të ndryshojë dhe ende mendoj kështu. Por u shqetësova kur pashë mesazhin e tij në Twitter menjëherë pas fitores, ku fliste për protestat dhe nxitjen që u bëhet atyre, sipas tij, nga media. Në rast se vijohet kështu, tani akuzohemi për nxitje, më pas për nxitje terrorizmi e burgim, siç kemi parë në shumë vende si Rusia, Turqia etj.”,- tha Amanpour. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje