Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi: Ka deputetë kriminelë brenda PS-së, Rama gënjen!

Blushi: Ka deputetë kriminelë brenda PS-së, Rama gënjen!
March 17
21:02 2016

Ben Blushi, i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, rrëfen se anëtarë të Partisë Socialiste janë kundër tij sepse ai thotë të vërtetën. Sipas Blushit, ata që janë të inkriminuar duan ta fshehin të vërtetën, të tjerët që janë të pastër nuk kanë as ndrojtje, as frikë.

Ai thotë se ekzistenca e deputetëve me precedentë penal në PS është fakt dhe kryeministri Rama gënjen kur thotë të kundërtën.

Më tej Blushi përmend faktin se një parti që nuk respekton rregullat e saj, nuk e ka problem as të gënjejë. Pyetjes se kujt i referohet kur deklaron se ka  persona të inkriminuar brenda PS-së, Blushi i përgjigjet duke përmendur raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e vërtetoi këtë gjë dhe ndaj e përshëndeti kryeministrin për ligjin e dekriminalizimit. Por Rama, sipas Ben Blushit, e rrëzoi i pari këtë ligj, duke thënë se asnjëri prej deputetëve të partisë së tij nuk ka precedent penal.

Komento
Shperndaje