Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi dhe Hafizi, letër zyrtare Asamblesë Kombëtare të PS-së për transparencë

Blushi dhe Hafizi, letër zyrtare Asamblesë Kombëtare të PS-së për transparencë
April 23
10:56 2016

Deputetët e Partisë Socialiste, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, kanë mbetur të pakënaqur nga mënyra se si u bënë publike rezultatet e referendumit për mandatin e kryetarit. Këta të fundit i kanë dërguar sot një letër Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku kërkojnë transparencë për gjithçka lidhur me referendumin, që, sipas tyre, është edhe në rregulloren e partisë, edhe pse nuk është ndjekur me rigorozitet nga drejtuesit e PS-së.

Dy deputetët e kanë ndarë kërkesën e tyre në katër pika, duke kërkuar si më poshtë:

  • listën e zgjedhësve të referendumit;
  • listën e pjesëmarrësve në votim;
  • kopje të procesverbaleve të çdo komisioni votimi;
  • kopje të tabelës përfundimtare të rezultateve.
Etiketimet
Shperndaje