Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Blushi nis lëvizjen “Shqipëria mbi Partinë”

Ben Blushi nis lëvizjen “Shqipëria mbi Partinë”
April 15
11:49 2016

Deputeti më i diskutuar brenda Partisë Socialiste për momentin, Ben Blushi, pas rezultateve të referendumit ku një përqindje shumë e lartë e votave ishin pro-Ramës, ka lajmëruar se do të nisë nesër një tur nëpër Shqipëri për të folur e diskutuar mbi pikëpamjet e tij, të cilat priten të mblidhen të gjitha në krijimin e një lëvizjeje të re brenda partisë.

Takimi i parë do të jetë ditën e nesërme, në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës në Berat. Blushi do të shoqërohet edhe nga deputetja Mimoza Hafizi, ish-deputeti Marko Bello dhe të tjerë përkrahës të mendimeve të tij.

Deputeti Blushi tashmë ka shpërndarë edhe ftesa dhe pritet vetëm të publikohet i gjithë orari i takimeve të njëpasnjëshme nëpër qytete të Shqipërisë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje