Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha pas protestës te liqeni: Shteti ka rënë!

Basha pas protestës te liqeni: Shteti ka rënë!
March 28
13:08 2016

Kreu i Partisë Demokratike, pas protestës së zhvilluar nga qytetarët te parku i liqenit, ka dalë në një deklaratë për të dënuar dhunën që, sipas tij, është drejtuar padrejtësisht nga Policia e Shtetit kundër qytetarëve.

“Shteti ka rënë!” – tha Basha, sipas të cilit qeveria nuk ka asnjë përgjigje konkrete për qytetarët që protestojnë, por vetëm dhunë.

Basha ka theksuar se Tirana i është rikthyer betonizimit të dikurshëm, sepse kryeministri Rama ka vendosur në krye të bashkisë një kukull. Ai e ka quajtur një tirani këtë qeverisje, që po shkel ligjin e Kushtetutën pa e vrarë aspak mendjen.

Në fund Basha i ka bërë thirrje prokurorisë të mos heshtë pasi ka një muaj që bëhen kallëzime dhe kjo e fundit nuk po reagon. Sipas kreut të PD-së, për aq kohë sa qytetarët protestojnë kundër betonizimit të parkut, zëri i tyre duhet të dëgjohet.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje