Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha gjatë takimit në SHBA: Pro reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve të lira!

Basha gjatë takimit në SHBA: Pro reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve të lira!
March 17
15:45 2016

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i PD-së ka marrë mbështetjen e disa kongresmenëve për sa i përket ligjit për dekriminalizimin, reformës në drejtësi, si dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Sipas Bashës, këto tri çështje janë në ekuivalencë me njëra-tjetrën. Po ashtu, Basha i ka mëshuar faktit se zyrtarët e inkriminuar dhe korruptuar duhet të vihen përpara përgjegjësisë.

Në vijim të vizitës së tij, Basha është pritur  në një tryezë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, ku i është ofruar partneritet dhe mbështetje në sfidat që ka përpara Shqipëria.

Shperndaje