Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Asambleja e PS-së – propozimet e Ramës, debatet, përjashtimet dhe dorëheqjet

Asambleja e PS-së – propozimet e Ramës, debatet, përjashtimet dhe dorëheqjet
April 23
12:21 2016

Mbahet sot mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila ka në rend dite:

  • zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë;
  • zgjedhjen e Kryesisë;
  • zgjedhjen e sekretarit Ekzekutiv;
  • Komisionin e Zgjedhjeve;
  • zgjedhjen e kryefinancierit;
  • zgjedhjen e Këshillit për Mbikëqyrjen Financiare.

Ndërkohë, bëhet me dije se kërkesa e deputetëve Blushi dhe Hafizi për transparencë nuk është në rendin e ditës, por edhe në propozimet e kryetarit Rama nuk vihet re emri i Blushit për asnjë post.

 

  1. PROPOZIMET E RAMËS

Në fjalën e tij, kryeministri Rama, tha se ka dy lista të ndara: një për burrat dhe një për gratë për Kryesinë e PS-së. Ai më pas  lexoi propozimet e tij për 12 zonja të partisë për 7 vende dhe dha emrat e 18 kandidatëve burra për 13 vende të lira.

Dy nga emrat që përmendi Rama ishin edhe Arta Dade e Namik Dokle, të cilët janë dorëhequr nga gara e zgjedhjes. Dade ka thënë se parimet e saj bien ndesh me atë çka PS-ja ka bërë këto 3 vite, ndaj dhe ia ka lënë vendin një zonje tjetër të partisë, ndërkohë që Dokle ka reaguar se është larguar nga gara për t’u lënë hapësirë më të rinjve të partisë.

Më poshtë, propozimet e Ramës:

  • sekretar për Reformën Strukturore dhe Migracionin, Koço Kokëdhima
  • sekretar i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi
  • sekretare e Rinisë, Elisa Spiropali

 

  1. REAGIMI I DEPUTETES HAFIZI

Mimoza Hafizi e ka duartrokitur aktin e koleges Dade dhe deputetit Dokle për t’u larguar nga kandidimi për kryesinë e PS-së. Ajo është shprehur se kjo është një protestë ndaj politikave të gabuara që po ndiqen në PS.

 

  1. RAMA PËR PROCESIN E ANËTARËSIMEVE, REFORMËN NË DREJTËSI DHE INVESTIMET E HUAJA

Kryeministri Rama u shpreh se zgjedhjet në Partinë Socialiste do të intensifikojnë procesin e anëtarësimeve,  i nisur që prej një viti. Ai theksoi se procesi i anëtarësimeve ka bindur edhe njëherë partinë për pëlqyeshmërinë  gjithnjë në rritje të njerëzve për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje politike.

Për sa u përket zërave se investimet e huaja janë në rënie, Rama i mohoi, duke thënë se Shqipëria është vendi i dytë në rajon për investime të reja, duke lënë pas edhe Maqedoninë.

Për reformën në drejtësi, Rama tha se PS-ja është e gatshme ta kalojë që javën e ardhshme, por opozita po e ndalon këtë akt. Ai gjithashtu theksoi se reforma në drejtësi është kusht kryesor për anëtarësimin në BE. Rama e mbylli fjalën e tij duke thënë: “Reforma do të kalojë, sepse cilido që identifikohet si penguesi i saj do të marrë përsipër një kosto përvëluese me një faturë të papërballueshme nga populli shqiptar”.

Etiketimet
Shperndaje