Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albin Kurti në Kongresin e Partisë Socialiste

Albin Kurti në Kongresin e Partisë Socialiste
March 19
10:18 2016

Ish-kreu i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, është një nga të ftuarit që i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë pjesëmarrës në Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste.

I pyetur nga gazetarja e News 24, Kurti është përgjigjur se duhet të ketë një bashkëpunim midis forcave politike në Shqipëri dhe Kosovë. Sipas tij, e majta në të gjithë Europën është momentalisht në krizë, ndaj dhe duhet një koordinim më i mirë me të majtën europiane për të zgjidhur problematikat.

Ai gjithashtu i rikthehet debatit në Kosovë, duke thënë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb ndaj problematikat e të dyja vendeve janë të rëndësishme, por momentalisht Kosova gjendet në një çast më kritik, pasi kjo e fundit po përballet me problemin e shtet-ndërtimit.

Për sa i përket debatit Rama-Blushi, Kurti nuk ka dashur të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por ka përmendur faktin se nuk i njeh as rregulloren dhe as statutin e PS-së, megjithatë sipas tij është e nevojshme që Shqipëria të jetë e stabilizuar.

Shperndaje