Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia zbardh versionin zyrtar të aksidentit në Kamëz

Policia zbardh versionin zyrtar të aksidentit në Kamëz
September 26
14:34 2016

Nga Anduena Llabani

Në datë 25.09.2016, rreth orës 21:15, në Bulevardin Blu, Kamëz, në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur një përplasje mjetesh me pasojë vdekje.

Mjeti tip “Lexus”, me targë TR8788T, me drejtues shtetasin Arnold Kola, 22 vjeç, duke ardhur nga qendër Kamëz në drejtim të institutit, ka goditur mjetin e policisë me targë POLICIA2164 (mjet i Komisariatit të Policisë Nr.5), i cili ka qenë në patrullim në të njëjtin sens lëvizjeje. Si pasojë e kësaj goditjeje ka ardhur dëmtimi i punonjësve të policisë që kanë qenë në mjet: I. H., 52 vjeç, B. V., 42 vjeç dhe Ervin Haxhiaj, 41 vjeç, i cili pak çaste më vonë ka ndërruar jetë në spitalin e traumës. Dy punonjësit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit tip “Lexus”, shtetasi Arnold Kola, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit në masën 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l. Ndaj këtij shtetasi është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal. /Blitz.al/

Shperndaje