Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia e shtetit shkel autonominë e Universitetit, studentët e ekonomikut: Na dhunuan

Policia e shtetit shkel autonominë e Universitetit, studentët e ekonomikut: Na dhunuan
January 11
09:38 2019

Ka patur tensionim të situatës gjatë mengjesit të sotshëm edhe tek Fakulteti i Ekonomisë.

Studentët janë përplasur me rojet e sigurimit të cilët janë dërgura për të hapur dyert e fakulteteve

Dhjetra efektivë kanë mbërritur në Fakultetin e Ekonomisë, në tentativë për të zhbllokuar hyrjen e Fakultetit.

Ka pasur një përplasje dhe me studentët, të cilët janë të irrituar pasi kanë kaluar gjithë natën të ngujuar brenda godinës.

Studentët pretendojnë se janë shtyrë dhe janë goditur nga ana e Policisë, edhe pse prania e efektivëve në ambientet universitare është e paligjshme.

Në hollin e Fakultetit Ekonomik ka një prani mjaft të madhe të rojeve private.

Burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje