Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Polici kërcënon fëmijën me ngjyrë: “Do ta shohim sa të vlen jeta!”

Polici kërcënon fëmijën me ngjyrë: “Do ta shohim sa të vlen jeta!”
July 10
19:31 2016

 

Departamenti I policisë së Overland Park ka pushuar nga puna një oficer policie pas një komenti që ky i fundit ka bërë në setin fotografik të një të mituri.

Lanaydra Williams, banuese në Dallas, Teksas, ka denoncuar në polici oficerin në fjalë menjëherë pasi ai kishte komentuar në fotot e vajzës së saj në Facebook: “Epo, shumë shpejt do ta shohim sa vlen jeta e saj… bën mirë të jesh e kujdesshme kur lë të hapur informacionet e tua ku ajo gjendet. Mbaje afër sonte, do të jetë hera e fundit.”

Sipas KCTV5, Williams kishte klikuar në profilin e personit dhe kishte zbuluar se ishte një polic i zonës.
“Menjëherë nisëm hetimet dhe zbuluam se me të vërtetë ai ishte një polic i zonës. Është e qartë që ai nuk  përmbush kushtet e të qenurit një oficer policie, si dhe nuk është i aftë të mbrojë askënd. Veprimet e çdo polici do të mbahen nën kontroll nga unë personalisht dhe nuk do të lejoj askënd të prishë reputacionin e departamentit. Sidoqoftë unë dua të kërkoj falje në emër të tij për shqetësimin e krijuar.”, – shprehet Francis Donchez Jr., drejtues I departamentit të policisë së zonës.
Pavarësisht kësaj, Williams shprehet se racizmi i policëve ndaj njerëzve me ngjyrë është i vërtetë dhe kjo histori mund të bëjë që të gjithë ta kuptojnë.
Këtë javë policia vrau 2 persona me ngjyrë në mënyrë brutale, ç’ka çoi në protesta masive kundër brutalitetit të policisë. Gjatë këtyre protestave 5 policë mbetën të vrarë nga një ish-marins i ushtrisë amerikane.

 

Komento
Shperndaje