Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasje në Prishtinë për Adem Demaçin: LDK bojkoton varrimin e “Mandelës së Kosovës”

Përplasje në Prishtinë për Adem Demaçin: LDK bojkoton varrimin e “Mandelës së Kosovës”
July 30
11:00 2018

Veprimtari i shquar, Adem Demaçi është përcjellë me nderimet më të mëdhaja nga qytetarët kosovarë fundjavën që lamë pas në qytetin e Prishtinës.

Demaçi është vlerësuar me titullin “Hero i Kombit”, me çmimin “Sakharov” dhe njihet gjerësisht si “Mandela i Kosovës”.

Ai do të prehet ë “Varrezat e Dëshmorëve” në lagjen Velania në Prishtinë, pak metra larg varrit të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ky fakt ka irrituar deputetët e LDK-së, të cilët nisur nga marrëdhënia aspak e mirë e Rugovës me Demaçin, kanë refuzuar prehjen e Demaçit krah Rugovës.

Të premten nënkryetari i LDK-së së Klinës, Besim Hoti e cilësoi “monstrum dhe përçarës” Adem Demaçin. Këtë koment e përkrahën edhe deputetët Naser Rugova dhe Armend Zemaj.

Deklaratat e Besim Hotit kanë shkaktuar përplasje në Prishtinë. Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, e quajti Hotin, “psikopat” dhe të gjithë ata që e kritikojnë Demaçin sipas tij janë “krimba”.

Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, të enjten, më 26 korrik, në shtëpinë e tij në Prishtinë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje