Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasje me armë zjarri në Durrës, 1 i plagosur

Përplasje me armë zjarri në Durrës, 1 i plagosur
June 20
14:58 2019

Një përplasje me armë ka ndodhur sot në qytetin Durrësit. Nga të dhënat e para raportohet se ka mbetur një shtetas i plagosur, i identifikuar si Julian Meçaj.

Policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

BallkanWeb raporton se ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Ish-Kënetës, pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Disa minuta pas plagosjes, Policia e Durrësit ka gjetur një makinë të djegur, e cila dyshohet të jetë e autorit/ve. Menjëherë janë ngritur pika konttrolli në disa rrugë dhe po punohet për kapjen e tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje