Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplaset një autobus në Spanjë: 13 studentë të vdekur, 34 të dëmtuar

Përplaset një autobus në Spanjë: 13 studentë të vdekur, 34 të dëmtuar
March 20
17:03 2016

Një autobus me studentë që ktheheshin nga spektakli i fishekzjarrëve, shumë i njohur në Spanjë, u përplas duke shkaktuar 13 të vdekur dhe 34 të plagosur.

Studentët janë të kombësive të ndryshme, ndaj dhe procesi i identifikimit ka qenë mjaft i vështirë për autoritetet spanjolle, të cilët, pasi kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë shoqëruar disa prej tyre në spitale lokale, kanë nisur procedurat e verifikimit të identiteteve të pasagjerëve për të lajmëruar familjet përkatëse.

Gjithsej në autobus ndodheshin 57 pasagjerë dhe ishte një nga pesë autobusët që transportonin studentët nga Barcelona për në festival dhe anasjelltas.

Ende po punohet për arsyen e këtij aksidenti dhe shoferi i autobusit është shoqëruar në rajon. Sipas autoriteteve policore, kushtet e rrugës kanë qenë të mira dhe shoferi nuk ka rezultuar i alkoolizuar apo nën efektin e ndonjë droge.

 

Shperndaje