Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përgjaken Pashkët në Sri Lanka! Shpërthime në kisha dhe hotele, raportohen mbi 100 viktima

Përgjaken Pashkët në Sri Lanka! Shpërthime në kisha dhe hotele, raportohen mbi 100 viktima
April 21
09:03 2019

Gjashtë shpërthime të njëpasnjëshme ndodhën të dielën e Pashkëve në të paktën tre kisha dhe në tre hotele në Sri Lanka.

Njëri prej sulmeve ndodhi në kryeqytetin Colombo dhe të tjerët në hotele të frekuentuara nga turistët, duke shkaktuar të paktën 100 viktima.

BBC raporton se përveç viktimave ka dhjetëra të plagosur, siç raportojnë burimet e spitaleve lokale.

Forcat e sigurisë dyshojnë se dy nga shpërthimet në kisha janë akt i grupeve terroriste. Një nga kishat e prekura, Sant’Antonio, dhe të tre hotelet janë në Kolombo dhe frekuentohen nga turistë të huaj. Dy kishat e tjera gjenden në Negombo, një qytet me shumicë katolike në veri të kryeqytetit dhe tjetri në qytetin lindor të Batticaloa.

Imazhet në mediat sociale treguan pamjet brenda një prej kishave – St Sebastian në Negombo, me një tavan të copëtuar dhe gjak në pllakat. Mediat e Sri Lankës raportojnë se turistët e huaj mund të jenë ndër viktima.

Presidenti Maithripala Sirisena ka lëshuar një deklaratë duke bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin autoritetet në hetimet e tyre.

Në Twitter, Ministri i Financave Mangala Samaraweera tha se sulmet u dukën si një “përpjekje e koordinuar mirë për të krijuar vrasje, sakatim dhe anarki” dhe kishte vrarë “shumë njerëz të pafajshëm”. Një tjetër ministër, Harsha de Silva, përshkroi “skena të tmerrshme” në shenjtërinë e Shën Anthonit në Kochçikade, duke thënë se ai kishte parë “shumë pjesë të trupit të shpërndarë kudo”.

Askush nuk ka thënë ende se kush ishin përgjegjës për sulmet. Bëhet me dije se ekziston mundësia që të bëhet fjalë për luftëtarët e kthyer nga grupi i Shtetit Islamik mund të paraqesin një kërcënim në vend./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje