Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas mosfunksionimit të djeshëm, Facebook hetohet për skandalin kriminal

Pas mosfunksionimit të djeshëm, Facebook hetohet për skandalin kriminal
March 14
18:31 2019

Ditën e djeshme, njerëzit kudo në botë përjetuan një shkëputje nga bota e rrjeteve sociale, pasi Facebook, Instagram e Messenger ndaluan së funksionuari për orë të tëra.

Por ditën e sotme, prestigjiozja New York Times ka publikuar një raport që ka të bëjë me investigimin kriminal që do t’i bëhet Facebook.
Prokurorët federalë po hetojnë marrëveshjet e ndarjes së të të dhënave që Facebook ka kryer me rreth 150 kompani të tjera. Marrëveshjet e ndihmojnë rrjetin social të marrë më shumë përdorues, ndërkohë që partnerët e tij përdorin të dhënat pa leje. Dhe pse vitin që shkoi, u përfol mjaft për këtë skandal dhe disa marrëveshje u anuluan, Amazon dhe Apple vazhdojnë ende të bashkëpunojnë me të.

Një zëdhënës i Facebook ka folur për CNN: “Është raportuar dhe më parë që po zhvillohen dsa investigime federale. Siç kemi thënë më parë, po bashkëpuojmë me hetuesit dhe po e marrim shumë seriozisht. Kemi siguruar dëshmi publikë, pyetësore dhe do vazhdojmë ta bëjmë.”

Marrëveshjet ndihmojnë makinën e kërkimit Bing për të gjetur në hartë miqtë e përdoruesve të Facebook, Amazon merr të dhënat mbi emrat dhe informacionet e kontaktit nëpërmjet listës së miqve etj. E gjitha kjo ndodh pa dijeninë e lejen e përdoruesve, dhe shkel marrëveshjen e 2011 për shpërndarjen e të dhënave të përdoruesve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje