Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa Françesku: Gazetaria që bazohet te thashethemet është një formë terrorizmi!

Papa Françesku: Gazetaria që bazohet te thashethemet është një formë terrorizmi!
September 23
12:14 2016

Papa Françesku në një nga daljet e tij publike ka thënë se gazetaria që bazohet te thashethemet se refugjatët janë duke shkaktuar dëme në vendet ku kanë vendosur të jetojnë në fakt krijon një formë terrorizmi nëpërmjet frikës së transmetuar.

Ai ka thënë se sidomos në këto momente, gazetarët duhet të synojnë vetëm të vërtetën. Papa tha se nëse nuk janë të kujdesshëm, gazetarët mund të “vrasin” dhe të bëjnë terrorizëm edhe nga një fjalë e gabuar. Zëri i gazetarëve është mjaft imponues te publiku, ndaj dhe kujdesi duhet të jetë shumëfish.

Papa ka marrë shembull mediat italiane, të cilat shfaqen të politizuara dhe shpërqendrojnë vëmendjen nga situatat që janë të rëndësishme dhe duan vëmendje.

Vitin e kaluar, një nga gazetat italiane ka shkruar për sulmin në Paris: “Bastardët islamikë!” . Kjo, – tha Papa, – hap shumë panik te njerëzit dhe të hapësh panik është njësoj si të bësh terrorizëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje