Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pako me eksploziv një makine në Tiranë, çaktivizohet nga forcat xheniere

Pako me eksploziv një makine në Tiranë, çaktivizohet nga forcat xheniere
March 21
16:12 2016

Dy pako me eksploziv të vendosura poshtë një automjeti në Tiranë kanë vënë në lëvizje forcat e policisë.  Ato u konstatuan poshtë automjetit me targa AA877GZ, të parkuar pranë shkollës “Niket Dardani”.
Referuar të dhënave paraprake, denoncimi është kryer nga vetë pronari i mjetit, Shefqet Rrapi, i cili menjëherë sapo ka vënë re diçka të dyshimtë ka lajmëruar policinë.

Forcat e policisë kanë rrethuar vendin ku ka qenë e parkuar makina, duke vendosur aty perimetrin e sigurisë dhe më pas forcat xheniere kanë punuar për çaktivizimin e lëndës plasëse. Sipas burimeve të “Balkanweb”, pakot që u konsideruan si të parrezikshme janë marrë për t’u transportuar më pas në laboratorin antieksploziv të RENEA-s për kontroll të mëtejshëm.

Komento
Etiketimet
Shperndaje