Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Operacion antiterrorizëm në Molenbeek, dyshohet për plagosjen e terroristit

March 18
17:45 2016

operacion

Gjatë një operacioni të zhvilluar së fundmi në Bruksel dyshohet të ketë mbetur i plagosur terroristi i vetëm i mbetur gjallë nga sulmet e 13 nëntorit në Paris, Salah Abdeslam.

Mediat belge raportojnë për disa të shtëna në lagjen “Molenbeek” në Bruksel, gjatë një operacioni antiterrorizëm të ndërmarrë nga policia belge.

Nga të dhënat e deritanishme flitet për një të vdekur dhe dy të plagosur, por ende nuk ka konfirmime zyrtare. Dyshohet se njëri nga të plagosurit është Abdeslam. Për shkak të këtij operacioni, kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, është detyruar të lërë punimet e samitit BE-Turqi.

Gjatë një kontrolli të ushtruar këtë javë në një banesë dyshohet të jenë gjetur gjurmë të gishtërinjve të të kërkuarit Salah Abdeslam.

 

Shperndaje