Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njoftim historik, personi i parë që do të shkelë në Mars do jetë një vajzë!

Njoftim historik, personi i parë që do të shkelë në Mars do jetë një vajzë!
March 14
13:11 2019
Harroni gjithçka që keni dëgjuar për astronautët meshkuj dhe Marsin! Me shumë mundësi, personi i parë që do të shkelë në atë planet do të jetë një vajzë. Të paktën, kështu tregon kryetari i NASA.

Jim Bridenstine ishte i ftuar në emisionin radiofonik “Science Friday” kur tregoi për këtë fakt të rëndësishëm. Ai nuk u shpreh për një person specifik, por tha se agjensia e tyre së fundmi, ka në plan të parë vajzat dhe gratë. Gjithashtu, pyetjes nëse do të ishin vajza ato që do udhëtonin të radhës drejt Hënës, ai ju përgjigj:

“Absolutisht. Këto janë ditë të mrekullueshme.”

NASA gjithashtu do të ketë udhëtimin e parë vetëm me vajza në hapësirë, në fund të këtij muaji. Në krye do të jenë Anne McClain dhe Christina Koch dhe pritet që udhëtimi hapësinor të zgjasë 7 orë.

Kjo konsiderohet një arritje, pasi barazia gjinore dhe në fushat shkencore është një ndër synimet e lëvizjeve feministe. Që nga 6 gratë e para në 1978, e deri sot ku ato janë 34% e astronautëve- një udhëtim akoma më i bukur, se ai në hapësirë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje