Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse e doni librin, shkoni blini sot një të tillë tek Florimi në Prishtinë!

Nëse e doni librin, shkoni blini sot një të tillë tek Florimi në Prishtinë!
October 04
08:01 2018

Dashuria për librin duket sikur është zbehur vitet e fundit, por ajo mbetet ende e fuqishme në kioskat e vogla të qytetit. Dhe për libradashësit e qytetit të Prishtinës, ka ardhur një njoftim për ta provuar atë.

Florim Beqiri, një ndër librashitësit në bulevardin Nënë Tereza të Prishtinës ka kërkuar ndihmën e tyre.

“Lajmërim

Qytetar të nderuar ,ju të gjithë që e doni librin.

Autoritetet na kanë detyruar të paguajmë 320 € në emër të qirasë mujore për shfrytëzimin e shtëpizave të librit. Afati i fundit është nesër në të kundërtën më merret shtëpiza e librit(vendi im i vetëm që gjeneroj të ardhura për familjen)

Unë kam ofruar një zbritje të librit me çmim vetëm 1 euro.

Kam nevojë të shes edhe 220 libra për të arritur shumën e kërkuar.

Ju bëjë thirrje që nesër mundësisht të bleni nga një libër edhe nëse nuk e keni planifikuar.”- ka shkruar ai në një status në Facebook.

Edhe nëse i hedh një sy postimeve të tjera të tij, duket qartazi përkushtimi dhe dashuria për librin, artin dhe të bukurën. Prandaj, për diçka që ju kushton shumë pak, kontribuoni për të mbajtur gjallë letërsinë që gjendet në shtëpizat e vogla të qytetit. /Blitz.al/

LajmërimQytetar të nderuar ,ju të gjithë që e doni librin.Autoritetet na kanë detyruar të paguajmë 320 € në emër të…

Posted by Florim Beqiri on Wednesday, October 3, 2018

Komento
Shperndaje