Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nënë Tereza do të shpallet shenjtore

Nënë Tereza do të shpallet shenjtore
March 15
19:35 2016

Në prag të përvjetorit të vdekjes të saj, më 4 shtator Nënë Tereza do të shpallet shenjtore nga Papa Françesku. Nënë Tereza  ishte një murgeshë që iu përkushtua të varfërve dhe  njerëzve në nevojë.

Në vitin 2003, Papa Gjon Pali II miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes të saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se u shërua nga tumori në stomak falë lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit arriti në përfundimin se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj, kështu që e shpalli një mrekulli.

Papa Françesku tha në dhjetor se Nënë Tereza do të shpallet shenjtore pas një mrekullie të dytë të ndodhur falë saj.  Ajo ishte lutur për shërimin e një njeriu të sëmurë me tumor në tru. Kjo mrekulli ndodhi pas vdekjes së bamirëses,- ka bërë të ditur Shoqata e Peshkopëve Katolikë.

Një njeri mund të ndiqte rrugën e shenjtërisë vetëm 5 vjet pas vdekjes, por Papa Gjon Pali II hoqi dorë nga kjo kërkesë pasi hapi procedurat për kanonizmin e Nënë Terezës vetëm 2 vjet pas vdekjes të saj.

Komento
Shperndaje