Blitz

 Breaking News

Nëna e vajzës që e ngacmonte 73-vjeçari: Ka bërë akte të turpshme me të

Nëna e vajzës që e ngacmonte 73-vjeçari: Ka bërë akte të turpshme me të
April 29
15:08 2020

Nëna e të miturës nga Fieri, e cila fatkeqësisht ra pre e ngacmimeve seksuale të një 73-vjeçari, i cili tashmë ndodhet pas hekurave ka folur për ngjarjen.

“Unë kur mora e mora vesh lashë punën se i drushesha nja konflikti mes burrit dhe familjarëve të tij. ka bërë një akt banal, që s’ma nxë goja për moshën që ka vajza ime. Ajo që ka dalë se e ka përdhunuar nuk është e vërtetë, as nuk e ka prekur në vende intime”, tha ajo.

Ishte vetë nëna ajo që ka denoncuar të moshuarin, ajo thotë se nuk e kishte denoncuar Leonidha Rapushin më herët, sepse donte t’i shmangej konflikteve.

Po ashtu ajo tregoi se për shkak të traumës, vajza e saj, kishte rënë dhe nga mësimet.

Share