Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndotja e ajrit, Shqipëria renditet e pesta

Ndotja e ajrit, Shqipëria renditet e pesta
July 23
23:44 2016

 

IMG_20160723_224845

 

 

Një nga problemet që shqetëson globin është ndotja e ajrit, e cila duhet thënë se është nga shkaktaret kryesore të sëmundjeve kancerogjene në botë.

World Economic Forum ka bërë një studim për këtë lloj ndotje, ku ka studiuar faktorë të ndryshëm duke nxjerrë si përfundim 10 vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në planet nga ndotja e ajrit. Në toplistën famkeqe ku është përllogaritur numri i vdekjeve në 100,000 banorë për një vit, bëjnë pjesë shtete si Serbia, Rumania, Sierra Leone, Kina etj.
Në vend të pestë renditej edhe vendi jonë, me 171,4 vdekje për 100,000 banorë, ku 44% e gazeve me efekt serrë prodhohen nga industria energjitike.

Ndërkohë vendi që mban rekord për numrin më të lartë të të vdekurve nga ndotja e ajrit është Gjeorgji, me 292,3 vdekje për 100,000.

Komento
Shperndaje