Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndihmë urgjente për Reisin, fëmijën e sëmurë me kardiopati dhe epilepsi që ndodhet në gjendje të rëndë!

Ndihmë urgjente për Reisin, fëmijën e sëmurë me kardiopati dhe epilepsi që ndodhet në gjendje të rëndë!
November 08
18:33 2018

Të qenit human nënkupton të jemi pranë njëri-tjetrit në situata të vështira. Ky është rasti i Pllumbit, i cili ka nevojë për ndihmën tonë. Me një të shkuar të vështirë, ai tashmë është baba i katër fëmijëve, ku më i vogli është i sëmurë rëndë. Me një punë me të ardhura minimale dhe një shtëpi në banesat sociale, ai e ka të pamundur të përballojë shpenzimet për shërimin e djalit të tij. Më poshtë po ju paraqesim letrën e tij:

“Unë që po ju shkruaj quhem Pllumb Dungaj, babai i katër djemve, banor i banesave sociale në Shkozë. Kam kaluar shumë vuajtje, duke u rritur jetim që tre muajsh. Tashmë jam prind, por nuk më është ngrohur shpirti, qoftë një ditë të vetme. Me shumë sakrifica po rris dhe arsimoj fëmijët e mi. Me këtë shkrim që po ju dërgoj, shpresoj të hapet një dritë jeshile shprese për fëmijët .

Punoj në pastrimin e qytetit Tiranë dhe gjatë punës, mundohem të marrë në kazanë ushqime për të ushqyer fëmijët, qoftë për një vakt me bukë thatë. Kam 3 vite në këtë gjendje të mjerueshme, sepse jam zhytur në borxhe për të shpëtuar dhe për ta mbajtur në jetë djalin e vogël që quhet Reis. Reisi që kur ka lindur, që ditën e tretë të jetës e deri më sot, 28 muaj mbetet në spital, nga ku po ju shkruaj dhe aktualisht. Ai është diagnostifikuar me sëmundje të rëndë: kardiopati, epilepsi sekondare dhe astmë.

Kam qenë brenda dhe jashtë vendit dhe nuk kam gjetur zgjidhje. Jam lodhur shumë nga ana ekonomike, sociale dhe psikologjike. E kam të pavaksinuar, një vaksinë ja bëmë pas 28 muajsh, ndërsa të tjerat nuk i përballon për shkak se rrezikon. Shtëpinë që kam marrë e kam në gjendje jo të mirë nga lagështira. Edhe pse janë njoftuar, nuk janë marrë masa. Që një vit, djali për shkak të shtëpisë, kaloi në astmë. Frikësohem për fëmijët e tjerë.

Që muajin mars pres  një përgjigje për Kemp-in dhe nuk ka.

Ju lutem të më ndihmoni.”

Pas verifikimeve të bëra, që rasti është i vërtetë, ju kërkojmë të jëpni kontributin tuaj me aq sa mundeni për ta ndihmuar.

Emri: Pllumb Dungaj

Iban no EUR: AL5220554185484175CLIDCFEURO

Iban no ALL: AL0220554185484175CLIDCLALLA

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje