Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mundësi për të rinjtë në Tiranë, hapen audicionet e aktrimit tek Teatri i Metropolit!

Mundësi për të rinjtë në Tiranë, hapen audicionet e aktrimit tek Teatri i Metropolit!
September 11
14:07 2018

Zhvillimi i artit po ecën me hapa të shpejtë dhe mundësitë për artistët e rinj janë të shumta.  E radhës është dhe ajo që Teatri Metropol në Tiranë ofron këtë muaj. Janë hapur audicionet për dy shfaqjet e ardhshme “Ditari i Ana Frankut” dhe “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve”.

Audicionet do të zhvillohen të dyja në datë 18 Shtator, ora 18:00.

“Ditari i Ana Frankut” kërkon për 3 aktore femra nga mosha 19-35 vjec, për rolet e Ana Frankut, Margot Frank dhe Miepit. Të interesuarat duhet të kenë të përgatitur një monolog, një këngë dhe do t’ju jepen rrethana bazuar në vepër.

Ndërkohë që për “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve”, e cila do të vihet në skenë në Dhjetor nën regjinë e Shkëlzen Berishës, Aktorët e interesuar duhet të jenë nga mosha 20-45 vjec, nga të cilët do të kërkohet për të interpretuar një material të shkurtër 2-3 minutësh (monolog, etyd plastik, etj).

Kjo është një mundësi e artë për të gjithë ata që kanë ëndrrën aktrimin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje