Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ministrja Nikolla: “Do të jap rrogën time për përmbyturit!”

Ministrja Nikolla: “Do të jap rrogën time për përmbyturit!”
December 06
19:34 2017

 

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka mbledhur ditën e sotme në një takim të gjithë drejtorët e shkollave për të diskutuar me ta situatën e vendit dhe institucioneve të arsimit pas përmbytjeve.

Në atë takim ka ngritur zërin për një bashkëpunim më të gjerë dhe solidaritet për t’u shkuar në ndihë familjeve në nevojë dhe të prekura nga situate e rëndë e krijuar nga reshjet e shumta të shiut që përfshinë vendin pak ditë më parë.

Sakaq, ajo është shprehur se për këtë do të japë rrogën e saj mujore si kontrbut për familjet e përmbytura.

“Ndihmë shkollave në vështirësi dhe kolegëve tanë. Të kultivojmë solidaritetin dhe ndihmën. Ky është rasti më i mirë që këto vlera t’i kultivojmë. Duhet të vijojmë me kontribute për zonat që pësuan përmbytjet. Disa gjimnaze kanë mbledhur ndihma në ushqime dhe libra. Ndihmë e koordinuar aty ku ka më shumë nevojë. Janë në dispozicion dy numra llogarie ku ne do mundësojmë ndihmën tonë për shkollat që kanë pësuar dëme. Edhe unë do dedikoj rrogën time mujore për familjet. Ndihma juaj është e vyer!”, – u shpreh ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. /Blitz.al/

Shperndaje