Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Milaim Zeka: Vetëvendosja e lidhur me ISIS! Berisha, “nona” e krimit!

Milaim Zeka: Vetëvendosja e lidhur me ISIS! Berisha, “nona” e krimit!
May 28
09:56 2016

“Lëvizja Vetëvendosje është krijuar nga Shërbimi Informativ i Kosovës”, – shprehet gazetari Milaim Zeka në një intervistë të dhënë në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, duke shtuar më tej se brenda kësaj force politike ka edhe elementë ekstremistë të lidhur me ISIS.

Sipas tij, Kosova është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe e quan anarki atë që po ndodh atje.

Për opinionistin Zeka, Kosova do të mbajë zgjedhje pranverën e vitit të ardhshëm, ku do të dalin më në pah koalicione që janë ende në prapaskenë, si ai i Ramush Haradinajt me Shpend Ahmetin, apo afrimi i Haradinajt me Kadri Veselin.

Ndërkohë, për sa i përket situatës politike në Shqipëri, Zeka flet me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha.

Bazuar në një intervistë të bërë Ramës para se të vinte në qeveri, Milaim Zeka shprehet se e ka pyetur nëse ai do të kishte b*** të arrestonte Sali Berishën, por në këmbim nuk mori asnjë përgjigje.

Vazhdon më tej me fjalë edhe më të rënda ndaj Sali Berishës duke e konsideruar atë si “nona” e krimit, prej të cilit Shqipërisë i kanë ardhur shumë më shumë të këqija sesa nga koha e komunizmit!

Etiketimet
Shperndaje