Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mihal Kokëdhima mbetet në burg, i refuzohet garancia për t’u liruar

Mihal Kokëdhima mbetet në burg, i refuzohet garancia për t’u liruar
October 22
10:16 2019

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën. Gjatë sezonit turistik, ai kanosi dhe terrorizoi disa turistë spanjollë, të cilët kishin shkuar tek lokali në pronësi të tij në Porto Palermo.

Seanca gjyqësore ndaj Kokëdhimës u zhvillua me dyer të mbyllura ditën e sotme. Mihal Kokëdhima akuzohet për veprat penale “kanosje”, “shkatërrim i prone” dhe për  “dëmtime të tjera me dashje”.

Mihal Kokëdhima para trupës gjykuese nuk ka pranuar akuzat, ndërsa avokatët e tij Kujtim Cakrani dhe Erion Besimaj kërkuan një masë më të lehtë duke ofruar garanci pasurore deri në 3 mijë euro, por Gjykata nuk ndryshoi masën e sigurisë “arrest me burg” për pronarin e lokalit i cili akuzohet se ka dhunuar një grup turistësh spanjollë.

Pamjet e sulmit ndaj turistëve bënë xhiron e rrjetit dhe shkaktuan zemërim e reagime të ashpra.

Turistët ngelën të pakënaqur nga shërbimi dhe u larguan, ndërsa 55-vjeçari i ndoqi nga pas dhe qëndroi për rreth 3 km i varur në makinën e tyre, duke thyer xhamat e duke i kërcënuar.

Lokali “Panorma” në Porto Palermo, i cili ishte në pronësi të Kokëdhimës u shkatërrua nga IKMT-ja menjëherë pas ngjarjes së rëndë me arsyetimin se objekti nuk ishte i legalizuar./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

Share