Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meta në Kongresin e PS-së: E majta fiton bindshëm kur është e bashkuar

Meta në Kongresin e PS-së: E majta fiton bindshëm kur është e bashkuar
March 19
12:49 2016

Kryeparlamentari Meta vlerësoi reformat që qeveria ka ndërmarrë dhe tha që ato janë arritur në bashkëpunim mes partive të majta.

Kryetari i LSI-së, njëherazi kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, vlerësoi aleancën qeverisëse, duke thënë se ajo ka arritur dy fitore të mëdha: në zgjedhjet e zhvilluara në 2013-n dhe ato të 2015-s.

“Kjo aleancë ka arritur fitore mjaft bindëse, çka konfirmon se kur kjo e majtë është e bashkuar mund të arrijë më shumë. Kemi mjaft arsye për të festuar këto arritje. Ne arritëm që të evitonim kolapsin ekonomik të vendit dhe në sajë të reformave të ndërmarra mundësuam edhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE”,- u shpreh Meta.

Në vijim, ai theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së reformave, në sajë të të cilave do të garantohet një drejtësi sociale për të gjithë, anembanë vendit.

“Ne besojmë te forca e gruas, jo thjesht te barazia gjinore, por te fuqia e gruas dhe vajzës shqiptare. Miqtë tanë përmendën në mesazhet e tyre periudhën e vështirë që po kalon Europa. Kjo rrit përgjegjësitë tona për të siguruar stabilitet dhe për të bashkëpunuar. Kemi shumë për të bërë më tej së bashku”, – tha në përfundim kreu i LSI-së.

 

 

Komento
Shperndaje