Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mësimi nis për pak ditë, këto 15 degë të universiteteve mbeten pa asnjë të regjistruar

Mësimi nis për pak ditë, këto 15 degë të universiteteve mbeten pa asnjë të regjistruar
October 09
20:01 2018

Ky muaj ka qenë tepër i rëndësishëm për maturantët, pasi zhvillohej konkurimi dhe regjistrimi në universitete. Ditën e sotme ka nisur dhe raundi i tretë, që është njëkohësisht i fundit. Por ajo që vihet re është se ka rreth 15 degë në universitetet shtetërore dhe shumë të tjerë në ato private, që kanë mbetur bosh. Nëse klikojmë në portalin U-albania për të parë kuotat e lira, shohim se këto universitete nuk kanë asnjë të regjistruar:
Universiteti “Eqerem Cabej” në Gjirokastër
– Fizikë dhe teknologji informacioni
– Gjuhë letërsi italiane
Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë
– Gjuhë dhe kulturë frënge – Mjekësi e bimëve dhe hortikulturë
– Arsim parashkollor
Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë
– Kimi
– Fizikë
– Gjuhë Italiane
– Matematikë
Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkoder
– Fizikë
Universiteti i Arteve në Tiranë
– Bastub
– Oboe
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan
– Histori dhe gjuhë gjermane
– Gjeografi dhe gjuhë italiane
– Gjuhë shqipe dhe rome
Ndërkohë në plot degë të tjera, kuotat janë plotësuar. Nëse ende nuk ka të regjistruar dhe në fazën e fundit, këto degë në rrethe do të shkojnë drejt mbylljes. Si çdo vit tjetër, synimi i studentëve mesa duket janë universitetet në Tiranë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje