Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mëngjes me furtunë, ja çfarë rezervon moti këtë fundjavë!

Mëngjes me furtunë, ja çfarë rezervon moti këtë fundjavë!
December 16
09:20 2017

E shtuna ka nisur me një mot të vranët në të gjithë vendin, të shoqëruar me furtunë dhe reshje shiu.

Sipas parashikuesve të motit në MeteoAlb, e gjithë e shtuna do të karakterizohet me shi në intesitet mesatar, kurse në zonat malore do të ketë reshje dëbore, por jo përmbytje.

Gjithashtu e diela parashikohet të ketë një mot të vranët me reshje shiu e dëbore në veri-qendër.

Fillimi i javës pritet të ketë mot të kthjellët, por të ftohtë.

E SHTUNË: Kryesisht e vranët me shira në gjithë vendin. Pjesa e parë e ditës do të ketë shira me intensitet mesatar në Veri – Qendër ndërsa gjatë pasdites pakësohen shirat në Veri – Qendër por shtohen në zonat Jugore. Mbrëmja dhe gjatë natës do të ketë reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore. Temperaturat rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumim 15 – 16°C.

E DIELË: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në Veri – Qendër. Jugu mbetet kryesisht pa reshje deri pas mesditës kur reshje të pakta lokalizohen në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon gradualisht në kushtet e motit të kthjellët. Gjatë natës pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat rënie të ndjeshme në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -2 në 13°C.

E HËNË: dhe në vijim parashikohet mot i kthjellët por i ftohtë!!

25399207_1495176187236350_101565971093455033_n

/Blitz.al/

Shperndaje