Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manjani shkarkon drejtorin e pasurive të paluajtshme Ballsh. Legjitimoi pronën në këmbim të parave

Manjani shkarkon drejtorin e pasurive të paluajtshme Ballsh. Legjitimoi pronën në këmbim të parave
November 25
17:41 2016

Nga Anduena Llabani

Ende nuk bëhen publike shumë të dhëna mbi pronën dhe paratë të cilat janë përfituar, por drejtuesi i Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në Ballsh dhe juristi i saj janë shkarkuar këtë pasdite nga detyra.

Ministri Manjani vendosi pasditen e së premtes shkarkimin dhe nisjen e hetimit për rastin.

Pas një informacioni të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi një procedurë regjistrimi të paligjshëm nga ana e Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme janë kryer verifikimet paraprake dhe pas tyre nga ana e kryeregjistruesit është konkluduar mbi një transaksion të dyshimtë.

Në kushte të tilla, ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani, ka urdhëruar pezullimin dhe nisjen e procedurave për shkarkim të drejtuesit të Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme Ballsh, Besmir Selami dhe juristit Erlin Xhafaj.

Ndërkohë, ministri Manjani ka urdhëruar vijimin e një inspektimi të thelluar administrativ të çështjes dhe referimit të saj prokurorisë. /Blitz.al/

Shperndaje