Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lundër/ Gjendet e vdekur në arë një grua

Lundër/ Gjendet e vdekur në arë një grua
March 13
15:12 2019

E shtrirë në arë dhe pa shenja jete është gjetur sot në zonën e Lundrës një grua.

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur orës 09:50. Gruaja rreth moshës 75 vjeçe dhe ende e paidentifikuar është gjetur pa shenja jete.

Nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Policia dyshon se ajo mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

/Blitz.al/

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje