Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Legalizimet, cili është afati i ri për pagesën e truallit?

Legalizimet, cili është afati i ri për pagesën e truallit?
March 16
11:08 2016

Afati për pagesën e parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje është shkurtuar. Nga 45 ditë që ishte, në bazë të ligjit të ri që hyn në fuqi sot, pagesa duhet të kryhet brenda 30 ditëve. Në rast se personi që ka ndërtuar pa leje nuk kryen pagesën brenda këtij afati të ri, nuk pajiset me hipotekë për godinën që ka ndërtuar. Gjithashtu janë ndryshuar edhe masat e penaliteteve për vonesat e pagesave.  Përqindja e penalitetit varion në bazë të ndërtimit,  nga 2% për banesat në 20% për ndërtimet me funksion biznesi, që llogaritet mbi koston mesatare të ndërtimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Etiketimet
Shperndaje