Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zyrtari shqiptar kërcënon: “Kush voton demarkacionin e pret plumbi!”

Zyrtari shqiptar kërcënon: “Kush voton demarkacionin e pret plumbi!”
March 20
22:42 2018

Mbrëmjen e sotme vazhdon seanca e jashtëzakonshme në Prishtinë për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkohë që deputetët debatojnë, një prej zyrtarëve të Vetvendosjes ka kërcënuar me vrasje këdo që voton këtë projekt-rezolutë.

Balkanweb shkruan se Blerim Kelmendi, që vjen nga Ferizaj por që jeton në Bielfeld të Gjermanisë, deklaroi se kush e voton demarkacionin do ta presë plumbi. Kjo nuk është hera e parë që aktivistë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes aludojnë në gjëra të ngjashme, shkruan express. Madje veprime të tilla i kanë treguar edhe në sallën e Kuvendit. Blerim Kelmendi në profilin e tij në Facebook, thotë se menaxhon partinë e Kurtit në Gjermani. Por, Kelmendi nuk ka ngurruar që të njëjtin kërcënim t’a bëj edhe në një status të zyrtarit më të ri të Nismës, Resul Sinanit, pasi ky i fundit e ka shpërndarë një thirrje të ambasadorit amerikan, Greg Delaëie, për ta votuar demarkacionin.

Ndërkohë nuk dihet akoma nëse projekti do të votohet sonte apo jo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje