Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zyrtare, Rusia dështon me apelimin. I ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Paraolimpike

Zyrtare, Rusia dështon me apelimin. I ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Paraolimpike
August 23
12:40 2016

Rusia nuk do të konkurrojë në Paraolimpiadën e muajit të ardhshëm që zhvillohet në Rio, pavarësisht ankesës të depozituar ku kundërshtohej ndalimi i pjesëmarrjes. CAS ka lënë në fuqi vendimin e Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar (IPC) për të gjithë konkurrentët rusë.

Pritet që IPC të publikojë arsyet e plota për marrjen e këtij vendimi në kuadër të Lojërave Paraolimpike që nisin më 7 shtator. IPC shtoi se Komiteti Paraolimpik Rus nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi kundërthënëse.

Ky vendim bie ndesh me atë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili u dha të drejtën federatave përkatëse për të vendosur lejimin ose jo të konkurrentëve rusë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje