Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zyrtare, ndërron jetë një ndër liderët më autoritarë të Azisë

Zyrtare, ndërron jetë një ndër liderët më autoritarë të Azisë
September 02
19:54 2016

Qeveria në Uzbekistan ka konfirmuar vdekjen e presidentit Islam Karimov, gjashtë ditë pasi u shtrua në spital për shkak të hemorragjisë në tru. Një ndër udhëheqësit më autoritarë të Azisë, 78-vjeçari vdiq pas 27 vitesh në pushtet. Ai do të varroset të shtunën në qytetin e tij, në Samarkand, referuar televizionit shtetëror në Uzbekistan.

Në një raport të sajin, Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka përshkruar përdorimin e torturës nën qeverisjen e Karimov si “sistematike”. Lideri shpesh justifikonte taktikat e tij të ashpra si përpjekje për të parandaluar rrezikun e kanosjes nga militantët islamistë, duke qenë se kufizohet me Afganistanin.

Islam Karimov nuk ka një pasues të qartë, për shkak se nuk ka opozitë të ligjshme dhe media kontrollohet rreptësisht. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje