Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zyrtare! Donald Trump është presidenti i ri i SHBA-ave, Clinton e uron në telefon

Zyrtare! Donald Trump është presidenti i ri i SHBA-ave, Clinton e uron në telefon
November 09
08:54 2016

Republikani Donald Trump ka arritur të zgjidhet presidenti i ri i SHBA-ave. Pas 8 vitesh qeverisje të demokratëve, Hillary Clinton nuk mundi të fitojë edhe një 4-vjeçar tjetër.

Momentalisht Trump ka dalë në konferencë për shtyp për të falënderuar të gjithë popullin. “Sapo kam marrë një telefonatë nga sekretarja Clinton, ajo na përgëzoi të gjithëve për fitoren tonë dhe unë e përgëzova atë dhe familjen e saj për një fushatë të luftuar fort. Hillary ka punuar për një kohë të gjatë dhe i kemi një borxh për shërbimet për vendin tonë, tani ka ardhur koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes dhe ka ardhur koha që ne të mblidhemi së bashku si një popull i bashkuar. Do të jem president i të gjithëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Për ata që kanë zgjedhur të mos më mbështesin, ju kërkoj që të më ndihmoni të punojmë së bashku dhe siç thashë në fillim, e jona nuk ishte fushatë, ishte një lëvizje e madhe e jashtëzakonshme e përbërë nga miliona njerëz që e duan vendin e tyre dhe të ardhmen”, – ka thënë ndër të tjera Trump. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje