Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

TENIS/ Andy Murray numri 1 në botë, bie Djoko

TENIS/ Andy Murray numri 1 në botë, bie Djoko
November 05
16:47 2016

Andy Murray ka arritur t’i marrë fronin serbit Novak Djokoviç, pas një mbretërimi prej gati 2 vitesh të tij.

Britaniku ka arritur të kalojë në finale, pasi kundërshtari kanadezo-serb Milos Raoniç u tërhoq nga ndeshja pa e filluar ende atë.  Murray zyrtarizon kështu dominimin e tij dhe fronin e liderit të ri të tenisit.

Murray arrin për herë të parë në karrierën e tij të bëhet numri 1 në botë, pas 11 vitesh e gjysmë si profesionist, 798 ndeshjeve të luajtura dhe 42 titujve në karrierë.

Djokoviç dështoi në çerekfinale përballë Marin Cilic 4-6, 6-7, e tashmë humbet kreun e renditjes botërore të tenisit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje