Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zvicër, shqiptari vret me goditje karateje zviceranin, baba i dy fëmijëve

Zvicër, shqiptari vret me goditje karateje zviceranin, baba i dy fëmijëve
April 25
09:27 2017

Një shtetas zviceran me prejardhje shqiptare ka vrarë me goditje karateje një drejtor fabrike në Zvicër.

Si “një i ri me prejardhje të huaj” e identifikonin fillimisht mediat zvicerane  21-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Fabrizio C., drejtorit 44-vjeçar të një fabrike orësh.

Ndërkohë, mediat zvicerane duke folur për shkaktarin e vdekjes së drejtorit shkruanin se ai është një “zviceran me prejardhje kosovare”. Po kështu shkruajnë edhe mediat në gjuhën italiane, në zonën ku ka ndodhur vrasja, e cila ka shkaktuar tronditje në kantonin jugor të Zvicrës, në Tiçino, shkruan albinfo.ch.

NGJARJA

Është mëngjesi i hershëm i të shtunës, ora 4.30. Dy persona qëndrojnë në hyrjen e garazhit nëntokësor para klubit të natës “La Rotonda”. Më i riu prej tyre e godet të vjetrin me një goditje të karatesë dhe e rrëzon përdhe, ku ai mbetet pa shenja jete.

I riu pastaj e lë viktimën dhe niset të largohet gjakftohtë nga vendi i ngjarjes. Por atë e ka parë njëri nga personat e sigurimit të lokalit, i cili e kap dhe e mban kosovarin deri sa të vijë policia. Ndërkohë autoambulanca e dërgon të lënduarin rëndë në spitalin e Luganos. Por babai i dy fëmijëve (8 dhe 9 vjeç) vdes pas pak nga pasojat e lëndimit.

Tani hetimet janë drejtuar ndaj Alexander M. i cili fajësohet për goditje vdekjeprurëse. Por se pse ai e ka sulmuar drejtorin e fabrikës së orëve nga Stabio është ende e paqartë. Ka mundësi që puna të ketë qenë për ndonjë vogëlsirë ose edhe të mos ketë pasur asgjë mes tyre, shkruan blick.ch. Por, personi i fajësuar, në Facebook prezantohet si një maço, brutal, muskuloz, me vetura të shpejta.

Komuna dhe rrethi i miqve të Fabrizios reagojnë të tmerruar. Edhe politikani i partisë Lega, Norman Gobbi, i cili është drejtor për siguri në kanton,  është i pikëlluar për 44-vjeçarin, me të cilin ka qenë së bashku në shërbimin ushtarak.

Komento
Shperndaje