Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zvicër, arrestohen 4 shqiptarë me 4 kilogramë heroinë

Zvicër, arrestohen 4 shqiptarë me 4 kilogramë heroinë
November 25
10:22 2016

Policia e Zyrihut në Zvicër ka arrestuar 4 shqiptarë dhe 1 zviceran, pasi janë kapur me 4 kilogramë heroinë.

Droga u gjet në automjetin e tyre, ku policia gjeti edhe disa mijëra franga zvicerane, që dyshohet se janë para të pista nga trafiku i drogës.

Gjithashtu policia bëri me dije se në dëshminë e tyre personat e arrestuar e kanë pranuar trafikun e drogës.

Nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarëve, por mësohet se ata janë të moshës nga 18-47 vjeç dhe se jetonin ilegalisht në Zvicër.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje