Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarrvënie e qëllimshme makinës së Flori Mumajesit. Zbardhet ngjarja

Zjarrvënie e qëllimshme makinës së Flori Mumajesit. Zbardhet ngjarja
December 19
09:48 2016

Është bërë me dije në media mbrëmjen e djeshme se një garazh në zonën pranë sheshit “Wilson” ka marrë flakë si pasojë e djegies së tri makinave, një prej të cilave i përkiste kompozitorit Flori Mumajesi.

Sot paradite policia ka zbardhur ngjarjen, por ende nuk bëhen me dije shkaqet e saj. Kamerat e sigurisë kanë monitoruar një person rreth 30 vjeç, i mbuluar me kapuç, shall e doreza, që i është drejtuar automjetit të kompozitorit duke derdhur sipër dy bidonë me benzinë dhe i ka vënë më pas flakën.

Kjo vërteton që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që ende po hetohet rreth shkaqeve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje