Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarri tek “Rana e Hedhun”, angazhohen 100 efektivë dhe një helikopter, largohen pushuesit

Zjarri tek “Rana e Hedhun”, angazhohen 100 efektivë dhe një helikopter, largohen pushuesit
August 25
14:03 2016

Dy vatra zjarri janë shfaqur sot në zonën “Rana e Hedhun”, Lezhë, flakët e të cilës janë duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e erës. Mësohet se në ndihmë të zjarrfikëses dhe ushtrisë janë angazhuar 110 forca të FA-së dhe një helikopter.

Nga të dhënat e deritanishme dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që për shkak të zjarrit në përmasa të mëdha vetëm 2-3 km larg zonës së banuar, pushuesit kanë nisur të largohen.

Një tjetër vatër zjarri në Shëngjin rrezikoi jetën e banorëve. Mjaft familje u evakuuan nga banesat e tyre dhe vetëm mëngjesin e sotëm, u rikthyen sërish.

“Forca Ajrore u angazhua me një helikopter gjatë pasdites së djeshme. Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Emergjencat Civile punuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit.  Në mbështetje të këtij operacioni u angazhuan edhe 5 mjete transporti dhe 2 ambulanca, të gatshme për evakuim banorësh të rrezikuar dhe dhënie ndihme.”, informoi gjatë paradites Ministria e Mbrojtjes referuar vatrës së zjarrit në Shëngjin. /Blitz.al/

Shperndaje