Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarri në Krujë, të plagosurat në gjendje kritike për jetën

Zjarri në Krujë, të plagosurat në gjendje kritike për jetën
May 28
15:34 2016

Dhjetë prej grave që mbetën të plagosura si pasojë e zjarrit që përfshiu autobusin një ditë më parë në Krujë, thuhet se janë në gjendje kritike për jetën. Shefi i Shërbimit të Djegie Plasikës, në Qendrën Spitalore Universitare, Gjergji Belba, bëri të ditur se njëra prej tyre është dërguar në shërbimin e Toksikologjisë, ndërsa të tjerat vijojnë të jenë në terapi intensive.

Të plagosurat, besimtare ortodokse, ishin nisur në pelegrinazh nga qyteti i Vlorës drejt Shkodrës, e më pas në Ulqin. Por autobusi u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës, duke shkaktuar viktimë një 65-vjeçare dhe disa të plagosur.

Komento
Etiketimet
Shperndaje