Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarri në burgun e Shënkollit, Manjani: Përgjegjësi e administratës!

Zjarri në burgun e Shënkollit, Manjani: Përgjegjësi e administratës!
August 01
10:28 2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me ngjarjen e shënuar në burgun e Shënkollit, ku humbi jetën i burgosuri Flamur Sula.  Në një kohë kur prokuroria dha versionin e qartë mbi ngjarjen, ministri Manjani urdhëroi fillimin e procedimit disiplinor për personat përgjegjës që duhej ta kishin parandaluar.

Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë theksoi se është përgjegjësi e administratës së burgjeve, ruajtja e jetës dhe shëndetit të çdo të paraburgosuri. “Administrata e burgut është përgjegjëse për jetën e të dënuarve dhe duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen”,- u shpreh ndër të tjera Manjani.

Ai urdhëroi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të rishikojë rregulloret që sanksionojnë elemente të sigurisë në burgje dhe Drejtorinë e Policisë së Burgjeve të forcojë masat dhe kontrollet për sigurinë në institucionet penitenciare. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje